Mbappe e Neymar shkëlqejnë në fitoren 7:1 të Parisit

Mbappe e Neymar shkëlqejnë në fitoren 7:1 të Parisit

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren shumë të thellë të Paris Saint-Germainit ndaj Lille. Mbappe realizoi tre gola në ndeshjen e së dielës mbrëma. Madje golin e parë e shënoi pas vetëm tetë sekondave. Ai realizoi gol të bukur pas një asistimi të bukur të Lionel Messit. Është goli më i shpejtë në Ligue 1, prej se mbahen të dhënat.

Mbappe shënoi edhe në minutën e 66-të dhe të 87-të.

Nga një gol për Parisin e shtuan Lionel Messi e Achraf Hakimi. Ndërkohë ylli tjetër, Neymar, i realizoi dy gola. Ai kishte edhe tri asistime.

Golin e vetëm për Lille e shënoi Jonathan Bamba në minutën e 54-t. Lille ishte kampion para dy edicionesh, por u dominua plotësisht nga kampioni aktual, Parisi.

Edon Zhegrova luajti prej minutës së 58-të te Lille, por nuk mundi të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Parisi udhëheq me nëntë pikë pas tri ndeshjeve. Ka shënuar plot 17 gola, ndërsa i ka pësuar vetëm tri. Lille është i 12-ti me katër pikë.

Related Articles