Mbappe, në “shenjestër” të krimit: Grupi kriminal në Francë synonte të rrëmbente sulmuesin

Mbappe, në “shenjestër” të krimit: Grupi kriminal në Francë synonte të rrëmbente sulmuesin

Kilian Mbappe ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Këtë herë jo për golat, të cilët po i shënon me vazhdimësi në sezonin e ri me Real Madrid, por në faqet e kronikës së zezë.

Sulmuesi ishte një ndër 26 personat, që një grup kriminal në Francës, i kishin vendosur në listën e objektiva të mundshme për rrëmbim. “Le Parisien” zbuloi i pari lajmin e bujshëm, që më pas bëri të gjithë xhiron e botës.

I dyshuari si kreu i grupit, i identifikuar si Clément L, u akuzua më 21 gusht në Nanterre për grabitje në grup të organizuar, krahas veprave të tjera penale. Hetuesit e lidhin atë gjithashtu me disa raste të hyrjes me forcë në banesa dhe me plane për rrëmbime; disa prej tyre janë kryer tashmë, ndërsa të tjera ishin ende në fazën e planifikimit.

Sulmuesi i Real Madridit figuronte në një listë të gjetur në telefonat e sekuestruar të të dyshuarit, së bashku me biznesmenë të pasur dhe figura të skenës së muzikës rap. Sipas gazetës, grupi dyshohet se ka kryer ose ka përgatitur operacione në periudhën midis 11 prillit dhe 19 gushtit në disa zona në Francë.

Autori i dyshuar mbahet ende në izolim dhe në paraburgim, ndërsa hetimi duhet të përcaktojë se deri ku kishte avancuar realisht secili prej planeve për të rrëmbyer, mes shumë personave të tjerë edhe të Kylian Mbappe.

Related Articles