Mbappe arrin në stërvitje, a do të jetë e fundit në PSG?

Mbappe arrin në stërvitje, a do të jetë e fundit në PSG?

Kylian Mbappe ka arritur në kampin stërvitor të Paris Saint Germain, pas ofertës zyrtare të Real Madridit për ta transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas El Chiringuito, arritja e tij ishte disi më ndryshe, serioz dhe ndoshta mund të jetë e fundit para se të përshëndetet me shokët dhe të nisë karrierën në Madrid.

Marca në anën tjetër shkruan se PSG është urdhëruar nga emiri Katarit që të nisin negociatat me Realin dhe të mbyllin sa më parë marrëveshjen, pasi Mbappe është e qartë se s’dëshiron të qëndrojë.

Gjithçka mund të finalizohet këtë javë, nëse PSG vendos ta pranojë ofertën e Realit prej 170 milionë eurosh plus 10 të tjera bonuse. 

Related Articles