Konfirmohet një viktimë nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot. Burime bëjnë me dije se Klisman Preçi ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi ranë pre e një atentati. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, Preçi nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk dihet kush ishte objektivi i atentatit të sotëm. Mësohet se policia ka vendosur postblloqe. Ndërkohë, në fshatin Borizanë është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve.
Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën.
Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati në janar të 2021, ndërsa i riu Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti.
Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.
Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.