Mijëra refugjatë ukrainas vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre duke kërkuar siguri në vendet fqinje.
Më shumë se 1.3 milionë ukrainas kanë kaluar kufijtë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, në atë që Kombet e Bashkuara tani e quajnë krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Shifra pritet të arrijë në 1.5 milion gjatë ditës së sotme.
“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.