Mbi 1 mijë e 500 persona janë helmuar në Komunën e Deçanit nga e shtuna. Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.
“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.
Banorët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, ndonëse prokuroria është duke kryer hetimet në këtë drejtim.
Disa pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.
Mbi 20 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore në këtë spital.