Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u administruan 1 mijë e 278 vaksina Anti-COVID.
Tutje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 804 mijë e 256.
811 mijë e 804 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Ndërsa, 94 mijë e 710 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës. Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Enigma/