Mbi 1 milion euro i shpenzuan deputetët për udhëtime për 10 vite

Mbi 1 milion euro i shpenzuan deputetët për udhëtime për 10 vite

Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shpenzuar 1 milionë e 158 mijë e 70euro për dhjetë vite, shkruan Gazeta Enigma.

Publikimi i shpenzimeve të deputetëve për periudhën nëntor-dhjetor 2021 ngjalli reagime të shumta në vend.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën që të heqin dorë nga kompenzimet për shpenzimet e udhëtimit.

Më poshtë janë të gjitha shpenzimet nga deputetët e Kosovës prej vitit 2011 deri në vitin 2021:

Viti 2021: 100 mijë e 530 euro

Viti 2020: 90 mijë e 328 euro

Viti 2019: 76 mijë e 800 euro

Viti 2018: 157 mijë e 290 euro

Viti 2017: 81 mijë e 559 euro

Viti 2016: 90 mijë e 913 euro e 58 cent

Viti 2015: 119 mijë e 900 euro

Viti 2014: 73 mijë e 240 euro

Viti 2013: 164 mijë e 680 euro

Viti 2012: 173 mijë e 470 euro

Viti 2011: 29 mijë e 460 euro

Related Articles