Mbi 12 hektarë pyje u dogjën dje në Kosovë

Mbi 12 hektarë pyje u dogjën dje në Kosovë

Vetëm dje është raportuar për djegien e më shumë se 12 hektarë pyjesh në Kosovë.

Vatra zjarri pati në Prizren, Suharekë e Kamenicë, raporton Gazeta Enigma.

Më poshtë gjeni vendet ku dje u raportua për zjarr:

  • Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyje, pronë publike, janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
  • Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
  • Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.
  • Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.
  • Fsh. Bllacë, Suharekë, 25.03.2022 – 17:20. Raportohet se rreth dy hektarë sipërfaqe pyje janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
  • Fshatrat Korishtë dhe Skorobisht, Prizren, 25.03.2022 – NN. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë njoftuar dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes.
  • Fsh. Pejqiqi,  25.03.2022 – 20:00. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Related Articles