Shqipëria synon befasinë kundër Spanjës, ja formacionet e mundshme

Shqipëria synon befasinë kundër Spanjës, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 19:45, në stadiumin “RCDE”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë përballjen kundër Spanjës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji.

Në ndeshjen e fundit që e zhvilluan këto dy kombëtare, në muajin nëntor Spanja e mposhti me rezultat 1:0 Suedinë, ndërsa me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe Shqipëria kundër Andorras.

Të dy kombëtaret janë takuar plot shtatë herë mes vete, ku në të gjitha ndeshjet fitore ka regjistruar Kombëtarja e Spanjës.

Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Spanja ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, në krahasim me Shqipërinë që ka tre fitore dhe dy humbje.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë:

Spanja (4-3-3): Simon; Azpilicueta, E Garcia, Laporte, Alba; Soler, Rodri, Pedri; Sarabia, F Torres, Olmo

Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Ismajli, Kumbulla, Hoxhallari; Roshi, Cekici, Ramadani, Bare, Hysaj; Manaj, Uzuni

Related Articles