Mbi 15 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Mbi 15 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të paktën 1563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërsa, në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se 2213 persona janë të plagosur.

OCHCR përsëriti besimin e saj se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta pasi marrja e informacionit nga disa lokacione po vazhdojnë luftime intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.

Ai renditi Mariupolin dhe Volnovakhan (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) si shembuj të vendeve ku ka pasur “pretendime për viktima të shumta civile”.

Të martën, zëdhënësja e OHCHR-së, Liz Throssell, tha se imazhet e shfaqura të trupave të civilëve të shpërndarë nëpër qytetin e Bucha japin shenjat që civilët “u shënjestruan drejtpërdrejt dhe u vranë drejtpërdrejt”.

Related Articles