Nga janari e deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 1500 raste me kancer në Klinikën e Onkologjisë.
Prej tyre prin kanceri i gjirit tek gratë dhe kanceri i mushkërive tek meshkujt.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i kësaj klinike, Arben Bislimi.
“Deri në fund të nëntorit në të dhënat që i kemi janë diku mbi 1500 raste. Tek femrat prin kanceri i gjirit, ndërsa te meshkujt kanceri i mushkërive”, tha ai.
Ai tha se brenda ditës rreth 300 pacientë me kancer marrin trajtim në klinikë.
“Gjatë ditës trajtohen diku 200-250 pacientë të cilët marrin shërbime ne klinikën tonë. Ndërsa në repartin e radio terapisë është dikur 90 pacientë”, tha Bislimi.
Bislimi tha se për momentin furnizimin kemi rreth 75% të listës esenciale.
“Në repartin e kimioterapisë ne bazohemi në furnizimet në bazë të listës esenciale të cilën e kemi, dhe furnizimi momentalisht me këtë listë është diku 75%, për shkak se i kemi disa mungesa të medikamenteve të cilat janë në listë por mungojnë në klinikën tonë”, deklaroi ai.
Klinika e Onkologjisë ofron shërbime në dy reparte, reparti i kimioterapisë dhe reparti i radioterapisë.