Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 25 raste aktive me COVID-19, ndërkaq deri më sot janë vaksinuar 17 mijë e 697 persona, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka njoftuar kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, teksa ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22098 testime, 6554 kanë rezultuar pozitivë, 6382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 15 mostra janë në pritje për rezultat./Gazeta Enigma.