Mbi 190 pacientë të spitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Mbi 190 pacientë të spitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Bazuar në raportet e datës 30 janar 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 196 pacientë, të gjithë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, raporton Gazeta Enigma.

Me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 78 pacientë, në mjekim Intensiv në Klinikën Infektive janë katër pacientë, në Klinikën e Pediatrisë, 11 pacientë dhe në Klinikëb Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë.

Ndërsa në komuna të vendit gjendja është kjo:

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë

Related Articles