208 qytetarë serbë kanë kërkuar konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegalë në RKS, vetëm në 24 orët e fundit.
Këtë e bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndërkohë, në total deri më tani janë bërë 4 mijë e 836 kërkesa për konvertim.
Më së shumti kërkesa janë bërë nga Komuna e Leposaviqit dhe ajo e Mitrovicës së Veriut. /Gazeta Enigma