Mbi 26 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Arritshmërisë, në “Elena Gjika” respektohen masat anti-COVID

Mbi 26 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Arritshmërisë, në “Elena Gjika” respektohen masat anti-COVID

Gjatë së premtes në Kosovë është mbajtur Testi i Arritshmërisë, raporton Gazeta Enigma. Drejtori i Shkollës Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, Betim Sylejmani ka treguar se testimi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Ai gjithashtu ka njoftuar se të gjitha masat e pandemisë janë respektuar gjatë hyrjes së nxënësve brenda dhe janë sistemuar në distancë.

Drejtori tha se 200 nxënës po i parashtrohen këtij testi.

Poashtu testi u mbajt edhe në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Nxënës që kanë përfunduar tashmë klasën e nëntë u panë të hynin në rend për t’u testuar.

Në mbarë vendin mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Testi i Arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë.

Rezultatet e testit të Arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor./Gazeta Enigma/

Related Articles