Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konferencën për medie tha se gjatë së hënës janë vaksinuar 120 profesionistë shëndetësorë, kurse në total numri ka shkuar në 3 700 të vaksinuar.
Sipas tij, numri i përgjithshëm i atyre që kanë marrë vaksinën është rreth 28 mijë persona.
“Sot është dita e gjashtë e vaksinimit të personelit shëndetësor, ku në këto momente sa flasim janë vaksinuar 120 persona, ndërsa në total është 3700 nëse llogarisim totalin e përgjithshëm të vaksinave edhe AstraZeneca edhe Pfizer shkon deri në 28 mijë vaksina të ofruara”.
Ai ka sqaruar se shumë persona të grupmoshave të ndryshme kanë ardhur për tu vaksinuar, por që sipas tij, sipas planit vetëm personeli shëndetësorë është vaksinuar.
“Interesimi është i madh i grup-moshave pa dallim e edhe ata me sëmundje kronike, por ky kontingjent ka qenë për personelin shëndetësor, por në bazën e asaj që na rekomandohet”
Bardhi tha që vaksinat AstraZeneca kanë përfunduar, por që janë duke vazhduar me vaksinën Pfizer.
“Ne në sallën 1 Tetori procesi u vaksinave AstraZeneca ka përfunduar presim të tjera tashmë. Ekipet janë minimizuar si shkak që të pushojnë për kontingjente tjera pasi edhe numri i interesimit është më i vogël”, ka shtuar Bardhi.