Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se sot janë anëtarësuar në këtë subjekt politik mbi 30 ish-udhëtarë të brigadës “Mërgimi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kjo u bë me një ceremoni ku ishte i pranishëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës”, shkruan Berisha.