Mbi 30 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 30 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 30 mijë e 871.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 mijë e 768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur tre mijë e 32 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 786 mijë e 709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806 mijë e 884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 84 mijë e 819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID. /Gazeta Enigma/.

Related Articles