Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.
MSH njofton se nga coronavirusi janë shëruar 225,411 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 322.
MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.
Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.