Mbi 400 raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 400 raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 428.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,292, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë humbur jetën 2,976 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Articles