Mbi 44 mijë persona kanë marrë dozën përforcuese anti COVID në Kosovë

Mbi 44 mijë persona kanë marrë dozën përforcuese anti COVID në Kosovë

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më sot në Kosovë janë dhënë 44,143 doza përforcuese, si dhe 10,781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,745, 974 doza të vaksinës.

Deri më sot 801,281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, janë shënuar 2 mijë e 957 raste të reja, derisa një person ka humbur jetën nga COVID-19. / Gazeta Enigma.

Related Articles