Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave që posedon nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,118, rapoton Gazeta ‘Enigma’.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Enigma/

Related Articles