Mbi 500 raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 500 raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë informon  se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 550.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 968, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,137 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1milion doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID.

Related Articles