6 mijë e 239 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Engima.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie, 1 milion e 549 mijë e 215 vaksina janë administruar deri tani në vend.
836 mijë e 422 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“27 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës. Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.095 testime”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Enigma.