Mbi 60 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 60 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 64 aksidente, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Nga këto 64 aksidente 12 prej tyre ishin me të lënduar kurse 52 vetëm me dëme materiale.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Brenda kësaj periudhe kohore janë shqiptuar edhe 1518 tiketa trafiku.

353 tiketa u shqiptuan në bazë të ligjit COVID-19.

29 persona u arrestuan dhe 18 u dërguan në mbajtje./Gazeta Enigma/

Related Articles