Mbi 700 raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 700 raste aktive me COVID në Kosovë

Është rritur numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë.

Aktualisht në vend janë 740 raste aktive me COVID, kjo bazuar në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Prishtina ka numrin më të lartë të këtyre rasteve, derisa 226 raste aktive me COVID-19 janë vetëm në kryeqytet, ndërsa më pas vjen Ferizaj me 73 raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se 107 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19, ndërsa asnjë nuk ka ndërruar jetë shkak i infektimit me këtë virus. /Gazeta Enigma/.

Related Articles