Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është mbi 105 mijë raste nga 539 mijë persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 2.183 raste të vdekjes.
Tutje, IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është mbi 8 mijë.
Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon me inspektimin e masave anti COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së virusit.
“Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimit të masave antiCOVID-19”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.