Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 862 628 vaksinime anti COVID-19 në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.
Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 8 401 vaksinime kundër koronavirusit.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +57 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.