Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve shëndetësor. 90 mjekë e 1932 infermierë e kanë lëshuar Kosovën. Kjo sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është shqetësuese pas vendit po iu largohen kuadrot për të cilat janë shpenzuar mijëra euro.

Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga kanë bërë që shumë profesionistë shëndetësor të largohen në Kosova.

Avazi i largimeve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025, shkruan tëvë1.

Ani pse krahasuar me vitet paraprake numri mjekëve e profesionistëve tjerë shëndetësor të cilët janë larguar ka rënë, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve.

“Statistika nuk janë të sakta asnjëherë për arsyen se koha e liberalizimit të vizave ka lehtësuar kushtet dhe rrethanat që lëvizja e lirë të ndodhë. Megjithatë, në krahasim me vitet e tjera është rendi në rënie, por nuk është ndonjë diferencë e madhe, është duku rreth 20 më pak. Këtë vit kanë kërkuar certifikatë të sjelljes së mirë në Odën e Mjekëve rreth 90 mjekë”, thotë për Tëvë1, Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve.

Sipas nënkryetarit të kësaj Ode, pjesa dërmues e atyre që janë larguar janë mjekë të përgjithshëm.

E jo vetëm mjekët, Kosovën e kanë braktisur edhe infermierët.

“Këtë vit infermierë gjithsejtë kanë kërkuar 192, licenca të plastifikuara, dokument i cili ju nevojitet, për ta dërguar në vendin ku ata ushtrojnë profesionin shëndetësor. Me vitin 2024, është një rënie mirëpo trendi po vazhdon”, shprehet Nexhmije Gori – Kryetare e Odës së Infermierëve .

Madje sipas kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tëvdie Imeri, largimi i profesionistëve shëndetësor është shqetësues.

Prandaj kryetarja e kësaj Federate, kërkon që të ndërmerren masa.

“Është hala me shqetësuese se pse një kuadër të përgatitur kaq shumë të shkojë i përgatitur në një vend tjetër ndërsa ju e dini shumë mirë se sa i duhet investim për me nxjerr një doktor të përgjithshme e pastaj të mos flasim për specializant. E gjithë kjo kosto që i kushton familje dhe në fund të fundit po ja dërgojmë një produkt të gatshëm .Ish dashtë të bëhet një strategji për ndaljen e ikjeve të punëtorëve shëndetësor, pasi Kosova mund të mbetet shumë keq pas pak kohe”, thotë ajo.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë destinacioni i profesionistëve shëndetësor.

Related Articles