Mbi një mijë votues jashtë Kosovës kanë votuar përmes postës për Dragashin në zgjedhjet që u mbajtën.
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.
Në pikën e dytë të këtij aktgjykimi thuhet se “refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit Bexhet Xheladini nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash që votat nga jashtë (me post) të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit”. /Gazeta “Enigma”/