Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,185, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,949 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.
Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.