Mblidhet Komiteti për pandeminë, diskutohet për ndryshimin e masave

Mblidhet Komiteti për pandeminë, diskutohet për ndryshimin e masave

Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 është mbledhur pak më parë për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja antiCOVID.

Përgjatë këtij diskutimi pritet të flitet saktësisht edhe për mundësinë e heqjen e orës policore raporton Gazeta ‘Enigma’.

Përpos kësaj në këtë takim të sotëm jozyrtarisht është bërë e ditur se ora policore mund të përgjysmohet ose të largohet tërësisht, ndërsa gastronomia do të kthehet me orarin e mëparshëm të funksionimit deri në ora 23:00.

Kurse në pikat kufitare nuk parashihet të ketë nevojë që qytetarët të dëshmojnë se kanë marrë tri doza të vaksinës, meqë do të jetë e mjaftueshme të kalohet kufizimi me dy doza të vaksinës dhe pa ndonjë test PCR.

Poashtu pritet që Ministria e Shëndetësisë të lejojë mbajtjen e ahengjeve të ndryshme dhe dasmave, edhe pse marrëveshja me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit është që nëse në një aheng s’përfillen masat dhe të ketë persona pa të pavaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID, Inspektorati do të mbyllë lokalin në fjalë deri në 12 muaj.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2 mijë e 590 raste të reja të të infektuarve me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën gjashtë persona./Gazeta Enigma/

Related Articles