Mbi 70 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive

Mbi 70 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një intervistë ka thënë se në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 71 pacientë, prej tyre 65 janë me okisgjenoterapi dhe 13 në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Tutje, Vishaj ka theksuar se në klinikë janë duke dominuar moshat e shtyra me COVID-19.

“Në klinikë infektive jemi duke i trajtuar 71 paciente tek të cilet kemi 65 pacientë me oksigjenoterapi dhe 13 pacientë janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv që janë në gjendje të rëndë e kritike. Mjaftueshëm janë duke u bërë testime dhe asnjëherë nuk kemi pasur numër kaq të madh të rasteve pozitive. Në klinikë dominojnë moshat e shtyra dhe pacientë me sëmundje në zemër. Është MSh që vendos për lirim ta masave”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/

Related Articles