Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Këtë të enjte nga ora 09:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të tyre në rendin e ditës janë tri pika kryesore.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
  8. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Articles