Edon Zhegrova ka shpërthyer pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës me deklaratat e tij.
Pasi në fushë nuk bëri thuajse asgjë duke u treguar egoist në një rast të artë që pati në pjesën dhe duke mos dhënë kontribut fare në mbrojtje, ai ka zgjedhur që në deklaratën pas ndeshjes të sulmoj të gjithë.
Sulmuesi anësorë filloj të flas për ndryshime të brendshme, por pastaj la shumë pikëpyetje duke thënë se duhet të flas kapitenit Amir Rrahmani ose zyrtarët e lartë të FFK-së.
Por vetëm tre orë pasi dha atë deklaratë publike, Zhegrova është munduar të sqarohet nëpërmjet një storje të publikuar në profilin e tij në Instagram.
“Duke pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me çasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera. Pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mija”.
“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimin brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet madje shumë”, ka shkruar Zhegrova.
Deklarata e 24-vjeçarit ishte e shumë e qartë menjëherë pas ndeshjes se duhen bërë ndryshime të brendshme, por ai duket se po harron që fjala publike ka peshë të madhe dhe duhet t’i qëndroj mbrapa.
Gjithsesi sa i përket futbollistëve jo vetëm Edonit, por të gjithëve që veshin fanellën e Kosovës duhet ta dinë një gjë që më mirë është të japin maksimumin e tyre në fushë se sa të japin deklarata të ngutshme e pastaj ta t’i mohojnë ato.