Mbrëmje e rezervuar me përplot ndeshje interesante në futbollin elitar evropian

Mbrëmje e rezervuar me përplot ndeshje interesante në futbollin elitar evropian

Të mërkurën mbrëma do të zhvillohen shumë ndeshje interesante në kuadër të pesë top-ligave evropiane.

Në Premierligë, top gjigantët evropianë kërkojnë fitoret e radhës.

Chelsea është mysafir i Watfordit, derisa Manchester Cityn e pret një ndeshje jo e lehtë ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, derbi i rivalëve lokal zhvillohet në “Goodison Park”, mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Ndeshje tjera interesante zhvillohen edhe në Serie A, kur Roma është mysafir i Bolognas, Inter nikoqir i Spezias, derisa AC Milan synon këndelljen në udhëtim te Genoa.

Napoli ka objektivin që të mbajë kreun e Seria A, andaj synon ta bëjë këtë ndaj Sassuolos, skuadër që në xhiron e fundit triumfoi ndaj “Rossonerëve”.


Ndërkohë, në La Liga, zhvillohet vetëm një ndeshje, mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos dhe në Ligën 1, PSG-ja e pret Nice./Gazeta “Enigma”/

Related Articles