Mbretëria e Bashkuar kërkon “angazhim konstruktiv” në dialog, pa vonesa

Mbretëria e Bashkuar kërkon “angazhim konstruktiv” në dialog, pa vonesa

Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë e pa vonesa të mëtejme në dialogun për normalizim raportesh.

Në Twitter, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë i ka dhënë përkrahje letrës së BE-së, nëpërmjet së cilës i kërkohet Kosovës që të nisë sa më shpejt procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa apelit të qartë nga 27 shtetet anëtare të BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejme”, thuhet në përshkrim të postimit të Britanisë së Madhe.

Më 14 shtator, Kosova dhe Serbia patën takimin e fundit në kuadër të dialogut. Nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar prej Lajçakut dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell. Kryeministri Albin Kurti ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, ndërsa është ankuar se Serbia dhe ndërmjetësit kanë insistuar vetëm në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të hënën, ai ka akuzuar Lajçakun se po mban anë. Ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë thënë se kanë propozuar “një marrëveshje kompromisi, duke shtuar se kjo është refuzuar nga Kurti e është pranuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Related Articles