Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e kthimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Chelsea ka shkuar në pushim të pjesëve me epërsi minimale 0:1 ndaj Real Madridit, avantazh ky që i jep shpresë të besuarve të Thomas Tuchel për një përmbysje të mundshme në fraksionin e dytë.
Golin e vetëm për “Blutë” e Londrës e ka realizuar Mason Mount pas vetëm 15 minutave lojë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3:2 për Real Madridin.
Në takimin tjetër, Bayern Munich ka hasur në vështirësi kundër Villarrealit në “Allianz Arena”.
Pjesa e parë në Mynih ka përfunduar pa gola 0:0, ndonëse gjermanët kishin iniciativën.
“Bavarezët” momentalisht me këtë rezultat do të ishin të eliminuar nga Liga e Kampionëve, ngase rezultati në ndeshjen e parë ishte 1:0 në favor të spanjollëve.