Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së pestë në elitën e futbollit kosovar që kanë nisur nga ora 15:00.
Gjilani ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me epërsi 0:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Ka qenë sulmuesi Solomon ai që ka realizuar golin e vetëm për “kuqebardhët” në këtë pjesë të parë. Solomon shënoi në minutën e 38-të.
Në takimin tjetër që po luhet në Skenderaj, Drenica dhe Ferizaj kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë.
Rezultati i pjesës së parë në stadiumin “Bajram Aliu” është 0-0.
Kujtojmë se sfida përmbyllëse e kësaj xhiro luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku sfidohen Prishtina dhe Ballkani nga ora 20:00.