Mbyllen pjesët e para në tri takime të BKT Superligës së Kosovës në Futboll.

Mbyllen pjesët e para në tri takime të BKT Superligës së Kosovës në Futboll.

Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve të cilat janë duke u zhvilluar në kuadër të javës së katërt të BKT Superligës së Kosovës në Futboll.

Në tri takime gjatë 45 minutave të para është shënuar vetëm një gol, edhe atë në ndeshjen e cila është duke u zhvilluar në Drenas në mes të Feronikelit vendës dhe Dukagjinit nga Klina.

Në dy takimet tjera gjysmëlojët e para janë mbyllë pa gola, 0:0.

Rezultatet aktuale, pas 45 minutave të para, janë këto:

Feronikeli – FK Dukagjini 1:0

Drita – Ballkani 0:0

Llapi – Malisheva 0:0

Related Articles