Mbyllen të gjitha ndeshjet në Superligë, këto janë rezultatet

Mbyllen të gjitha ndeshjet në Superligë, këto janë rezultatet

Ka përfunduar edhe java e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan nga ora 16:00, ndërsa nuk munguan befasitë.

Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa gola, me kampionin e tashmë shpallur që luante sa për protokoll.

Në anën tjetër, Llapi mori fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me golin e Ardit Tahirit, duke shpresuar që t’i ikë zonës së barazhit në ndeshjen fundit.

Prishtina mori tri pikë në udhëtim te Feronikeli ’74, që tashmë ka rënë nga liga. Bardhëklatrit shënuan në minutat e fundit të takimit për ta mbajtur mesin e tabelës.

Suhareka mori fitore të madhe në udhëtim te Malisheva, duke triumfuar 2-1, ndërsa vazhdon të luftojë që së paku të arrijë zonën e barazhit.

Gola më së shumti pati në takimin mes Dukagjinit dhe Ferizajt, me skuadrën nga Klina që triumfoi 3-1.

Kujtojmë se sezoni 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundon të dielën e javës së ardhshme. 

Related Articles