Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Interit dhe Milanit.
45 minutat e parë në “Guiseppe Meazza” janë mbyllur me rezultatin e barabartë, 0:0.
Të dy skuadrat patën rastet e veta për të kaluar në epërsi, mirëpo asnjëra nuk ia doli të gjente rrugën për te goli.
Vlen të theksohet se të dy portierët, Andre Onana dhe Mike Maignan, bën nga një pritje fenomenale, duke mbajtur portën e tyre të paprekur.
Ky rezultat i pjesës së parë padyshim se i konvenon më shumë Interit, që udhëheq 2:0 me rezultatin e përgjithshëm.