Skuadra e Real Madridit ka fituar kryendeshjen e sotme në Champions League ndaj Napolit me rezultain 2-3.
Ostigard realizoi golin e parë në ndeshje për Napolin pas 19 minutave lojë, por Vinicius dhe Jude Bellingham u përkujdesën që ta përmbysin rezultatin që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Zielinski realizoi nga penalltia, kurse autogoli i Meret ia mundësoi fitoren e madhe Real Madridit në këtë super ballafaqim.
Sot, nuk ishte ditë e mirë për ekipet angleze, pasi Arsenali dhe Man United u mposhtën.
Arsenali humbi në udhëtim ndaj Lens me rezultatin 1-2, teksa Manchester United u mposht në shtëpi nga Galatasaray me rezultatin 2-3.
Në ndeshjet tjera, Bayern Munich fitoi ndaj Copenhagen 1-2, Interi mposhti Benfican 1-0, teksa Sevilla e PSV barazuan 2-2.