Mbyllet pjesa e parë e El Clasico, Barcelona me epërsi të dyfishtë

Mbyllet pjesa e parë e El Clasico, Barcelona me epërsi të dyfishtë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e madhe të futbollit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra “katalunase” ka shkuar në pushim me avantazh të dyfishtë në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona po triumfon 0:2 ndaj “mbretërve” në fraksionin e parë të lojës.

Pierre-Emerick Aubameyang hapi serinë e golave në minutën e 29-të kur realizoi me kokë në portën e Courtois.

Nëntë minuta më vonë me kokë realizoi edhe Ronald Araujo pas harkimit nga Dembele nga këndi.

Real Madridi kishte rastet e vetë, sidomos me Vinicius Junior që dështoi përballë me portierin kundërshtar në minutën e 36-të.

Në anën tjetër, edhe Barcelona kishte mundësi që ta mbyllte ndeshjen në 45 minutat e para me rastet që kishte, sidoqoftë ekipet shkuan në pushim me këtë rezultat.

Related Articles