Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Spanjës në 1/16 e finales në Kupën e Botës.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Education City” në Al Rayyyan.
“Furia e Kuqe” kishte iniciativën në fraksionin e parë, por Maroku ishte e rrezikshme në disa momente.
Maroku kishte tri tentime në portë dhe një goditje në portë, krahas spanjollëve që patën dy tentime dhe asnjë goditje në portë.
Fituesi i kësaj sfide luan në çerekfinale me fituesin e duelit mes Portugalisë dhe Zvicrës që luhet sonte nga ora 20:00.