Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës e cila i takon javës së 29-të kampionale.
“Portokallezinjtë” po avancojnë 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës pas 45 minutave të para në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani siguroi epërsinë pas 35 minutave lojë kur realizoi ylli i kësaj skuadre, Blendi Baftiu.
Katër minuta më vonë, anësori Ermal Krasniqi e dyfishoi avantazhin e suharekasve, duke e përmisuar edhe gabimin e tij kur dështoi nga penalltia në minutën e 8-të të përballjes.
Ballkani kishte edhe mundësi të tjera të mira shënimi, sikur ajo e minutës së 15-të kur Nazmi Gripshi e “dridhi” traversën nga distanca.
Ndryshe, takimi tjetër që e përmbyll javën e 29-të është edhe ajo mes Llapit dhe Dritës që po zhvillohet në Podujevë.
Rezultati atje është 1:0 për Llapin kur po luhet minuta e 18-të e takimit.