Shefi i stafit të Konjufcës: Nuk është koha të flitet për sigurimin shëndetësor të policëve

Shefi i stafit të Konjufcës: Nuk është koha të flitet për sigurimin shëndetësor të policëve

Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se beson se tani nuk është koha e duhur të flitet për mungesën e sigurimeve shëndetësore për policët e as për pagat e tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, në kohën kur Policia e Kosovës po përballet me sulme në veri të vendit, nuk duhet të fliten këto tema.

“Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për  policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!”, tha ai.

Postimi i tij i plotë:

Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.

Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.

Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për  policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!

Related Articles