Mbytet një 13 vjeçar në një Pishinë në Gjakovë

Mbytet një 13 vjeçar në një Pishinë në Gjakovë

Një 13 vjeçar ka humbur jetën në një pishinë në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles