Humbje të vështirë nga rivali i madh Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në vitin 2018.
Në kohën e takimit të tyre, irlandezi ishte shumë larg ylli më i madh në këtë sport dhe kishte marrë lëvdata për dhjetë raunde të boksurar me Floyd Mayweather në debutimin e tij në boks një vit më parë.
Por, ai u ngulfat në raundin e katërt të përplasjes së tij me dagestanezin pas një viti ngritjeje dhe ka luftuar vetëm tre herë në katër vjet që nga ajo kohë, duke humbur dy dhe duke fituar një përballje.
Dhe Ali Abdelaziz, i cili menaxhon një numër prej rivalëve më të mëdhenj të irlandezit, duke përfshirë Nurmagomedov, Kamaru Usman dhe Henry Cejudo, e quajti atë “budalla”. McGregor kishte shikuar duelin e Islam Makhachev, kampionin e sapokurorëzuar në peshën e lehtë, dhe madje kishte drejtuar një sulm verbal ndaj tij.
“Ti budalla”, shkroi Abdelaziz në një postim në Twitter për McGregor, pasi pati një shkëmbim me të një ditë më parë. “Kampioni thotë se humbësit përqendrohen te fituesit ndalojnë vjedhjen e shkëlqimin të njerzëve dhe Khabib të ka lënë pa shpirt më 6 tetor. Ti po jeton pa shpirt”, ka vazhduar ai.
McGregor pretendoi se kishte një “sistem” për të mposhtur Makhachev pasi pa fitoren e tij dominuese ndaj Charles Oliveira në UFC 280. Ai gjithashtu sulmoi Nurmagomedovin, duke deklaruar se nuk e kishte përfunduar planin e babait të tij Abdulmanap për karrierën e tij pasi u tërhoq me rekordin 29-0.